Tragjedi në Nepal/ Nga 72 personat në bordin e avionit të rrëzuar, dyshohet se nuk ka të mbijetuar
Të 72 personat në bordin e avionit që u rrëzua sot në Nepal kanë vdekur, sipas stacionit televiziv indian News 18. Në avion kishte 68 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit. 53 persona ishin nepalezë, 5 indianë, 4 rusë, një irlandez, 2 korean, 1 argjentinas dhe një shtetas francez ishin në bord.
Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar dhe aeroporti është mbyllur për momentin. Dhjetëra ekipe shpëtimi vazhdojnë të kërkojnë zonën ku u rrëzua avioni , i cili kishte nisur fluturimin nga kryeqyteti Katmandu.
“Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar,” tha Jagannath Nirula, zëdhënës i Shërbimit të Aviacionit Civil të Nepalit.
Video e asaj që duket të jetë momente para rrëzimit të Yeti Airlines???????? ATR72 që mbante 72 pasagjerë pranë aeroportit Pokhara
Video of what seems to be moments before the crash of Yeti Airlines???????? ATR72 carrying 72 passengers near Pokhara Airport#aerowanderer #aviation #avgeek #nepal #yetiairlines pic.twitter.com/hk12Edlvpf
— Aerowanderer (@aerowanderer) January 15, 2023
Imazhet e transmetuara nga televizioni lokal treguan tym të zi të dendur që ngrihej mbi vendin e përplasjes ndërsa shpëtimtarët dhe banorët lokalë u mblodhën rreth rrënojave.
Yeti Airlines spokesperson: “A total of 68 passengers and four crew members were on board the Yeti airlines aircraft that crashed between the old airport and Pokhara International Airport,”https://t.co/XJUGzmD72y#YetiAirlines #Pokhara #YT691 #Nepal #AvGeek pic.twitter.com/yVk5knmTZb
— AviationSource (@AvSourceNews) January 15, 2023
Aeroplani me dy motorë ATR 72 që i përkiste Yeti Airlines të Nepalit kishte 72 persona në bord, duke përfshirë dy foshnja dhe katër anëtarë të ekuipazhit, tha zëdhënësi i kompanisë Sudarshan Bartaula.
Yeti Airlines ATR72 është rrëzuar pranë aeroportit Pokhara. Në bord ishin gjithsej 68 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit.
Një zyrtar i aeroportit në Nepal tha se pesë indianë, katër rusë, një irlandez, dy koreano-jugorë, një australian dhe një shtetas argjentinas ishin në bordin e avionit.
Aeroplani ishte 15 vjeçar, sipas faqes së internetit të gjurmimit të fluturimeve FlightRadar24.
Përplasjet ajrore nuk janë të rralla në Nepal, ku ndodhen tetë nga 14 malet më të larta në botë, përfshirë malin Everest, pasi moti mund të ndryshojë papritur dhe kushtet mund të jenë të rrezikshme.
Kryeministri i Nepalit Pushpa Kamal Dahal thirri një mbledhje urgjente të kabinetit pas rrëzimit të avionit, sipas një deklarate të qeverisë.
