Vajzës i ngec dora në makinerinë e mishit, dërgohet në spital bashkë me të
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2023, 10:24
Një punëtore mishi në një biznes në Kretë është përfshirë në një incident mëngjesin e sotëm pasi dora i ka ngecur në makinerinë që grin mishin.
Sipas media greke, dora e punëtores ka mbetur në makineri, e cila ishte në funksionim dhe për ta nxjerrë është dashur ndihma e zjarrfikësve.
Menjëherë është thirrur një ambulancë për t'i dhënë ndihmën e parë vajzës së re, si dhe për ta transportuar atë në spital, ndërsa sipas informacioneve të fundit është e pamundur prerja e makinës që ka zënë dorën e punonjëses dhe vajza po transferohet në spital së bashku me makinerinë.