Besa i përgjigjet Ahmetit: Pjekurinë politike e pe në Tetovë! Ja pse nuk ishim në takimin e thirrur nga Rama
Lëvizja Besa ka sqaruar për Rtv Ora arsyet e bojkotit të takimit të Tiranës.
Fatmir Limani, nënkryetar i Besës thotë se refuzimi i ftesës nuk lidhet me Ramën por me BDI dhe Ali Ahmetin.
Për gazetaren Besmira Pelushaj ai thotë se nuk mund të merrnin pjesë në një takim të radhës pa u zbardhur më parë takimi i liderve shqiptare nga ku doli dhe e ashtuquajtura platformë shqiptare.
"Falenderojmë kryeministrin Edi Rama për ftesën e bërë. Refuzimi i ftesës nuk është bërë për të refuzuar ftesën e Ramës por nuk kemi dashur të marrim pjesën në takimin e organizuar ku do të merrte pjesë dhe kryetari i BDI, Ali Ahmeti.Bëhen 4-5 vite që nuk raportohet për takimin e mëhershëm që e kanë pasur të gjithë liderët shqiptarët që kanë nënshkruar një platformë që u quajt platforma shqiptare. Nuk u raportua për kushtet e saj dhe vendimet.
Takimi i radhës do ishte i pakuptimtë. Arsyeja tjetër që nuk kemi marrë pjesë në takim e mbrëmshëm të thirrjes së kryeministrit është pasi dy juaj më herët kryetari i Lëvizjes Besa Bilal Kasami bëri thirrje për një takim të liderëve shqiptarë këtu me qëllim që të raportojnë mbi platformën e mëhershme të Tiranës. Përgjigjja e kreut të BDI ishte jo vetëm injoruese por u shpreh se Besa nuk është faktor".
Teksa Ahmeti tha se Besa tregoi mungesë pjekurie politike, Limani i dha këtë përgjigje.
"Pjekurinë politike të një lideri dhe subjekti politik e dëshmojnë dhe dy fitoret e fundit që i kemi, ngadhënjimi në Tetovë. Ahmeti doli humbës dhe dëshmoi që ka humbur besimin te elektoratit shqiptar".
Kritika ka edhe për qasjen e qeverisë shqiptare.
"Qeveria shqiptare duhet të ketë qasje tjetër për shqiptarët. Jemi kundër pjesëmmarjes në një tavolinë me njerëzit të cilët e sollën në një niel trishtues kombin tonë këtu. Janë 400 mijë shqiptarë që brenda një periudhe 20-vjeçare kanë braktisur vendin nga këta udhëheqës politik që sot prezentojnë shqiptarët në nivelin e qeverisjes.
Rama dhe liderët e këtushëm për momentin janë duke zhvilluar një politikë të gabuar, aq më tepër në momentin që janë lidhur me autoritetet e Serbisë duke u përpjekur që karshi integrimve në BE të nxjerrin projektin e Ballkanit të fajshëm që është në kundërshtim me njëra-tjetrën".
Sa i takon ndryshimeve kushtetuese, Besa thotë se është kundër pasi i sheh në disfavor të shqiptarëve.
"Nuk jemi kundër ndryshimeve kushtetuese por aktualisht shqiptarët trajtohen në Kushtetutë men 20% bazuar në marrëveshjen për gjuhën. Momentin që futen në Kushtetutë bullgarët, kroatët dhe boshnjakët minohet marrëveshja e nënshkruar më herët nga lideri i BDI. Shqiptarët nga faktor përcaktues do kthehen në pakicë dhe përfaqësuesit sllavë do të kenë shumicën".
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
