Maskat grabitin 25 mijë euro bizhuteri, pronarët e argjendarisë “arrestojnë” grabitësin që kishte thesin

Pronarët e një argjendarie në Vari, viktima të një grabitjeje, janë përleshur me tre persona të maskuar dhe të armatosur, i kanë ndjekur dhe me ndihmën e shitësve fqinjë kanë arritur të “arrestojnë” njërin prej tyre dhe të marrin çantën me thesarin u morën.

Skena e pabesueshme ka ndodhur dje, të mërkurën, në orën 11:30 të mëngjesit, në një pjesë qendrore të Varit.

Tre grabitësit, të cilët me siguri e kishin vëzhguar objektivin e tyre prej ditësh, hynë në dyqan me tiparet e mbuluara dhe me maska ​​kundër koronavirusit.

Me pistoletë në duar, njëri ka imobilizuar pronarët, i dyti ka zbrazur kasafortën në një thes dhe i treti  qëndronte në hyrje të dyqahnit me  spray djegës.

Grabitësit kanë rrëmbyer bizhuteri me vlerë rreth 25 mijë euro dhe në momentin që do të dilnin pronari 60-vjeçar është vërsulur drejt atij që mbante pistoletën dhe ka tentuar ta imobilizojë.

Grabitësi, mizor dhe i vendosur për të shpëtuar, e godet dhe e hedh në dysheme, duke e paralajmëruar se do ta lëndojë.

“Nëse lëviz sërish, do të të godas me thikë”, i tha prerë dhe doli me bashkëpunëtorët e tij duke vrapuar që të zhdukeshin.

Këtë herë të dy pronarët, 60-vjeçari dhe partnerja e tij 58-vjeçare, kanë vrapuar pas tyre dhe me ndihmën e shitësve vendas i kanë ndjekur grabitësit.

Më në fund, në kryqëzimin e rrugëve Attidos dhe Triptolemos e kapin njërin, e hedhin në tokë dhe e “arrestojnë”.

Në fakt ai ishte grabitësi që kishte mbi vete thesin me “thesarin” dhe iu dorëzua ekipit të DIAS-it që mbërriti në vendngjarje.

I arrestuari, siç rezultoi është 24 vjeç, ndërsa hetimet për identifikimin e dy bashkëpunëtorëve të tjerë janë ndërmarrë nga Nëndrejtoria e Sigurisë së Atikës Juglindore.