Asociacioni pezull, Nexhmedin Spahiu: Kurti dhe Vuçiç po tentojnë të mbajnë pazarin lart
Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, thotë se krerët e Kosovcës dhe Serbisë po mbajnë pazarin lart deri në finalizimin e marrëveshjes finale mes dy vendeve.
Për Ora News me gazetarin Everest Dedaj ai thotë se krijimi i Asociacionit dhe njohja e Kosovës shihen si monedhë shkëmbimi mes Serbisë dhe Kosovës.
Spahiu: Asociacioni mendohet nga Kurti si një monedhë këmbimi për njohjen, ndërsa Vuçiç kërkon të bëhet asociacioni si fillim dhe më pas të flasim për gjëra të tjera.Kjo nënkupton që ai kërkon të rrisë pazarin akoma më tepër. SHBA po bëjnë presion ndaj të dyja palëvë, Kosovës për asociacionin dhe Serbisë për njohjen e Kosovës.Këtë e parasheh dhe plani franko-gjerman.Thuhet që Serbia do të njohë simbolet kombëtare të Kosovës.Mendohet që kjo të kryhet deri në prill, palët janë duke mbajtur pazarin sa më lart.
Tensionet në veri të Kosovës ai i sheh rezultat të paralajmërimit për planin franko-gjerman dhe presionit që është bërë për ta përmbyllur deri në prill.
E ndërsa një marrëveshje finale nuk duket e largët, ai thotë se çfarëdo që nuk sjell njohjen e Kosovës nga Serbia nuk është marrëveshje.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
