Nderoi Putinin, ambasadori ukrainas akuzon Dodikun e Republikës Srpska: Terroristët shpërblejnë terroristët!

Ambasadori ukrainas në Bosnjë Hercegovinë dhe Kroaci Vasilj Kiriliç, ka thënë se presidenti i republikës Srpska Milorad Dodik është një nga të paktët politikanë që mban lidhje me Rusinë dhe që pas pushtimit rus të Ukrainës viziton presidentin rus Vladimir Putin.

Kiriliç ka kritikuar ashpër Dodik, pasi i dha dje Putinit urdhrin e RS-së në një gjerdan, urdhër i rangut më të lartë.

“Terroristët i shpërblejnë terroristët”. Shërbëtorët i shpërblejnë zotërinjtë e tyre. Si të parët ashtu edhe të dytët qeverisen nga frika. Me kalimin e kohës, ajo frikë e ha terroristin dhe shërbëtorin”, shkroi ambasadori ukrainas në Twitter.

Dodik deklaroi se e nderon Putinin, sepse presidenti rus është përgjegjës për patriotizmin dhe dashurinë për RS-në, si dhe për zhvillimin e marrëdhënieve politike dhe miqësore midis RS dhe Rusisë.