Andrew Tate i rrëzohet kërkesa për liri, mund të mbahet 6 muaj i mbyllur në burgjet rumune

Influencuesi i mediave sociale, Andrew Tate, do të qëndrojë në një burg rumun për pjesën tjetër të muajit pasi një gjykatë la në fuqi arrestimin – dhe ai mund të vendoset të qëndrojë atje për 180 ditë.

Tate u arrestua muajin e kaluar (29 dhjetor) me akuzën e krimit në grup, trafikimit të qenieve njerëzore dhe përdhunimit.

Ai u urdhërua të qëndronte në burg për 30 ditë, pavarësisht se pretendonte se ishte i gjithë faji i "Matriksit".

36-vjeçari, i cili ka 4.4 milionë ndjekës në Twitter, fillimisht u ndalua për 24 orë pasi zbuloi vendndodhjen e tij duke përdorur një kuti picash si pjesë e një grindjeje të çuditshme në Twitter me Greta Thunburg, së bashku me vëllain e tij Tristan, i cili u akuzua për të njëjtat krime.

Dy gra rumune u morën gjithashtu në paraburgim. Të katër kundërshtuan menjëherë zgjatjen e arrestit që një gjyqtar më 30 dhjetor.

Një dokument që shpjegon arsyetimin e gjyqtarit thoshte se "mundësia që ata t'i shmangen hetimeve nuk mund të injorohet" dhe se ata mund të largohen nga Rumania e të vendosen në vende që nuk lejojnë ekstradimin.

Tate mbërriti në pranga në Gjykatën e Apelit të Bukureshtit sot më 10 janar.

Prokurorët që hetojnë rastin deri më tani kanë sekuestruar 15 makina luksoze - të paktën shtatë prej të cilave janë në pronësi të vëllezërve Tate dhe më shumë se 10 prona ose pjesë toke në pronësi të kompanive të regjistruara tek ata.