"Defender - Europe '23"/ Forca e Sigurisë së Kosovës stërvitje të përbashkët me ushtrinë amerikane

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar të martën se “Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë krah për krah me forcat amerikane dhe aleatët e tjerë në finalizim të fazës planifikuese të stërvitjes së përbashkët "Defender- Europe'23".

"Defender - Europe '23"/ Forca e Sigurisë së

Në mesazhin e tij përmes rrjeteve sociale, ministri Mehaj shprehet se objektivat kryesore të FSK në këtë stërvitje janë rritja e ndërveprueshmërisë, validimi i kapaciteteve të këmbësorisë, validimi i kapaciteteve të mbështetjes dhe vlerësimi i mbështetjes mjekësore.

"Defender - Europe '23"/ Forca e Sigurisë së

“Ekipi planifikues i FSK-së së bashku me ekipin e forcave amerikane dhe forcave tjera aleate janë duke zhvilluar konferencën finale planifikuese katërditore të Stërvitjes "Defender- Europe'23" në Budapest të Hungarisë.

Stërvitja "Defender- Europe' 23" është stërvitje e shkallës së gjerë që organizohet nga Ushtria Amerikane për Evropë dhe Afrikë me forcat e vendeve aleate të 25 vendeve të NATO-s dhe partnerëve të saj. Vendi ynë do të jetë ndër vendet pritëse të kësaj stërvitje dhe FSK merr pjesë me mbi 1300 pjesëtarë. 

"Defender - Europe '23"/ Forca e Sigurisë së

Objektivat kryesore të FSK në këtë stërvitje janë rritja e ndërveprueshmërisë, validimi i kapaciteteve të këmbësorisë, validimi i kapaciteteve të mbështetjes dhe vlerësimi i mbështetjes mjekësore”, theksoi ministri Mehaj.