Erdogan: Turqia s’i ka ndalur përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës

Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan ka folur për tensionet mes Serbisë dhe Kosovës.

Ai ka theksuar se Turqia nuk i ka ndalur përpjekjet e saj për të ulur tensionet dhe normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Ne vazhduam përpjekjet tona për të zgjidhur bllokimin politik në Bosnjë e Hercegovinë dhe për të lehtësuar tensionet në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Erdogan. / Tanjug