Opinioni si maskaradë dhe maskaradat në Opinion

Tashmë të gjithë ata që kanë një mesatare të mendimit dhe pavarësisë në gjykim e kanë kuptuar se emisioni Opinion I Blendi Fevziut (KORANI), është një vazhdimësi e kulturës së armatës së shërbëtorëve të regjimit komunist në demo(n)kracinë e pshurrur të bekuar nga Ramiz Alia.

Këtë e gjë e tregon Blendi në çdo emision me të ftuarit dhe propaganduesit shërbëtorë të regjimit komunist dhe spiunëve të ish Sigurimit të shtetit që nuk mungojnë dhe janë permanent dhe me pagesë si mbrëmë ishte “Ciftelia” Preç Zogaj.

Nëpërmjet kulturës së manipulim-simulimit ku si trung ku mbahen të gjithë këta Ismail Kadare mjeshtrin e manipulim-simulimit, kanë arritur që të mbajnë të gjallë veprën politike, letrare, artistike të këtyre shërbëtorëve duke I shërbyer me zell një nga regjimeve kriminale më propagandën letrare-artistike.

Kjo armatë jo vetëm që nuk mban qëndrim për veprat e tyre gjatë regjimit komunist, por po i shesin si vlerë në demo(n)kraci!! Bagëtia I përtyp dhe ripërtyp si lopë kolkoziane dhe nderojnë njëri-tjetrin me dekorata, çmime, tituj mbasi sundojnë politikë, media, ekonominë dhe fatkeqësisht dhe turpërisht marrin dhe fondet e perëndimit për “zhvillimin e demokracisë dhe vlerave kulturore”. Po ky Perëndim që për 45 vjet për llogaritë e tij nuk e hapi gojën, as shkruajti një rresht për Gulagun Shqiptar në mes të Evropës. Sot edhe më keq, zyrtarët politik të BE dhe gazetarët blihen me para the i shesin m…. qe i japin koj armatë manipuluesish the simuluesish, për mjaltë shqiptarëve. Shqiptarët në ekstazë trushpëlarje nga kjo kulturë, çirren Liri-Demokraci! Poshtë komunizmi! Me nostalgjinë e filmit dhe letërsisë socrealizmit.

Për të folur ke emisioni mbrëmë, Fevziu na sjelle një bisedë të inçizuar në 4 janar 1991 në studion e piktorit Karanxha. Titulli emisionit “Biseda e rrallë e Rama-Berisha-Hajdari 32 vjet më parë”. Një bisedë fare e rëndomtë dhe pa asnjë vlerë jo vetëm për sot, por edhe për kohën në të cilën është zhvilluar biseda.

Preçi dhe Fevziu duke identifikuar veten me dhjetorin 90’, paraqesin veten si misionarë të demokracisë dhe kanë “Lëvizja studentore” ka detyruar Alinë që te lëshojë pluralizmin.

Kulmi është kur Fevziu flet për takimin e intelektualëve me Ramiz Alinë ne gusht 1990 si një akt i guximshëm i intelektualëve. Ai është akti më impotent i asaj përfaqësie që shkoi tek Ramiz Alia. Ata duhet të ndjehen të turpëruar sot dhe jo të na e paraqesin si akt të guximshëm së bashku me Fevzon varësin e Holtës dhe Çiftelisë në shërbim të “Syrit Vigjilent ne Shërbim të popullit” gazetës Zëri Rinisë. Ramiz Alia i sfidojë me pyetjen për pluralizmin. Kadare I tha: Nuk e kam të qartë. Saliu deri ke pluralisme mendimit partisë. Keta mendonin të zëvendësonin Lenkat, Palët, Hekrat ddhe Simonët po jo rrëzimin e sistemit. Deri këtu shkonte largëpamësia tyre .

Pra flasim në një kohë kur i gjithë sistemi komunist në Europën Lindore ishte shpartaluar. Në Rumani ishte vrarë Nikolai dhe Helena Çaushesku, kishin ndodhur protesta ne Kavajë, Shkodër, Tiranë Ngjarja e Ambasadave ku pas monumentit te Enver Hoxhës me 2 korrik 1990, proteta e të rinjëve përfundoje me thirrjet Enver Hitler the ndëryrjet e trupave speciale me lopata xhenjere e.t.c. Kurse intelektualët shërbëtorë te regjimit i bienin QEMONES, (Violinës) me Ramiz Alinë duke përgatitur dhjetorin 1990 emërimin e “pluralizmit” shqiptar duke i dhuruar shqiptarëve këtë politikë 30 vjeçare.

Taborri këtyre çapaculëve na I shesin këto si akte guximi dhe trimërie, kur i kishin rënë kalit patkoj dhe keta erdhën të ndajnë tavën me Ramiz Alinë per të ruajtur vazhdimimsinë e legacisë së tyre. Kjo është arsyeja që Shqipëria është në kë gjëndje politike demo(n)kratike dhe e pa ndarë nga kultura komuniste e socrealizmit.

Kjo temë do diskutime të gjata dhe sinqeritet dhe ballafaqim me të vërtetën.

Arsyet pse ndodhi kështu unë po i sjell këtu në hyrjen e librit tim botuar në 2015 për ngjarjet e vitir 1990 “Guri fundit i dominosë “

Hyrje

Ngjarja e ambasadave në korrik të 1990-ës është një ngjarje që pati impakt politik, social dhe rol paraprijës në zhvillimet e mëvonshme. Kjo ngjarje edhe sot vazhdon të interpretohet në mënyra nga më të ndryshmet. Dy janë ato më kryesoret:

1. Veprimtaria e agjenturave të huaja sipas ish-pushtetarëve dhe funksionarëve të regjimit, të cilët janë munduar ta komplikojnë këtë ngjarje me zhvillimet në Kosovë, e pikërisht me 2-korrikun e Kosovës, shpalljen e Kosovës republikë nën jugosllavi në një kohë që kishte filluar shpërbërja e Jugosllavisë.

2. Nga analistë dhe një opinion më i gjerë sikur i hapi shteti shqiptar dhe Sigurimi me Ramiz Alinë.

Si edhe për shumë ngjarje të tjera edhe për 2 korrikun e 1990- ës, kanë shkruar e folur, shkruajnë e flasin, dhe fatkeqësisht, gjejnë hapsirë në media duke vazhduar të tjerrin gënjeshtrën nëpërmjet manipulimit për të fshehur krimin, ish pushtetarë, diplomat, intelektualë që ishin të lidhur me pushtetin e djeshëm dhe të sotmin si vazhdimësi e dje-sotmes, që nuk munguan si tregëtarë flamujsh të marrin në duar flamujt “pluralist” të demokracisë.

Ngjarjet nga janari 1990 deri në dhjetor 1990, e pse jo edhe më pas, nuk mund të kuptohen pa fenomenin e zhvillimit të ngjarjeve në Europën Lindore si dhe vetë sistemin komunist, e veçanërisht komunizmin shqiptar.

Këto ngjarje nuk mund të kuptohen pa analizuar shkurtimisht historinë e Shqipërisë, së paku që nga formimi i gjysëmshtetit shqiptar, arsyet përse shqiptarët nuk krijuan dot kurrë një tërësi

8 — Ilir Demalia

kombëtare dhe një shtet funksional me demokraci liberale, prosperitet ekonomik, zhvillim infrastruktural dhe zhvillim kombëtar që akoma nuk e kanë krijuar ende sot. Ngjarja e ambasadave është një moment historik dhe i rëndësishëm për zhvillimet e mëvonshme. Historia është shkencë e ngritur mbi histori shoqërish, vendesh, ngjarjesh, dokumentash, njerëzish pjesëmarrës, ka kohë protagonist dhe akte publike.

Historia e shteteve të konsoliduara nuk bëhet mbi bazën e “fitimtarëve”, apo më keq, ideologjive. Ajo natyrshëm zhvillohet në përpjekjet dhe përplasjet sociale, politike, ekonomike, kulturore, duke u analizuar paanshmërisht si shkencë historike.

Po t’i hedhim një vështrim të shpejtë historisë së Shqipërisë, ajo është një rrëmujë e mjegull, me dokumente të zhdukura, me ngjarje të falsifikuara, duke djegur thesare të kulturës shqiptare, ndërtuar e shëmbur, groposur e varrosur sipas ideologjive sunduese nga historianët përfaqësues të këtyre ideologjive, që edhe sot vazhdojnë të mbrojnë, dhe jo vetëm ta mbrojnë, por dhe ta aplikojnë si histori në shkollat për edukimin e brezit të ri.

Kjo ngjarje dhe të gjitha zhvillimet gjatë vitit 1990 duhen analizuar në radhë të parë si dështim i sistemit komunist, si ideologjik, politik dhe ekonomik. Duhen analizuar në kuadrin e Luftës së Ftohtë dhe me Luftën e Yjeve nga presidenti Ronald Regan, që me sfidën kundër superfuqisë komuniste në fushën ushtarake “do ta detyronte komunizmin të lypte nëpër rrugë”, ashtu siç edhe pati thënë e parashikuar, ashtu ndodhi.

Këto ngjarje duhen parë jo vetëm në strategjinë e planit politiko- ekonomik të shkatërrimit të sistemit komunist nga Perëndimi me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), por edhe në planin e shkatërrimit të vlerave humane që po i bënte regjimi komunist gjysmës së botës. Një rol të veçantë në përmbysjen e komunizmit ka luajtur kisha katolike me në krye Papa Vojtyla-n si njeriu që udhëhoqi nëpërmjet filozofisë dhe besimit të tij çlirimin e njerëzve nga frika. Kryefjala e tij kudo që shkonte dhe fliste ishte: MOS KINI Frikë!

Guri i fundit i dominosë — 9

Pas vizitës në Poloni të Papa Karol Vojtyla në vitin 1979, nuk ishte rastësi krijimi i Solidarnost-it në ilegalitet pas një viti, ku gjatë aktivitetit të saj ka pasur dhe ndihmën financiare amerikane me një shumë prej 50 milion dollarë. Kisha katolike kishte qenë baza e krijimit të lëvizjes antikomuniste në Poloni. Në këtë kontekst Enver Hoxha dhe regjimi terrorist i tij në Shqipëri, jo pa qëllim goditi në mënyrën më barbare dhe të pamëshirshme klerin katolik shqiptar, arsyet ishin: doktrina humaniste dhe vlerat e dinjitetit njerëzor, filozofia antikomuniste si vokacion perëndimor, si kulturë dhe si besim kristian dhe në Zot.

Regjimet komuniste pas viteve 85-ë, e sidomos pas përkrahjes së fuqishme dhe inspiruese të presidentit Ronald Regan drejt vendeve të Lindjes, shoqërohet me ardhjen në skenë të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste në Bashkimin Sovjetik Mikhail Gorbaçov, pikërisht në atë vit kur në Shqipëri vdiq diktatori Enver Hoxha. Në qendrën e komunizmit në Kremlin, aty ku ishte kufoma e balsamosur e Leninit, filluan grahmat e fundit të sistemit komunist me reformat, Glasnosti (transparencë) dhe Perestrojka (rindërtim).

Gorbaçovi në vitin 1986-ë, në fillim me liderët e Europës Lindore tête á tête dhe më pas hapur, braktisi doktrinën Brezhniev të ndërhyrjeve ushtarake në përkrahje të regjimeve komuniste, kjo do të thoshte, që tanket ruse nuk do të hynin më si në Berlin më 1953, në Hungari më 1956 dhe në Çekosllovaki më 1968. Kjo çfarë po ndodhte ishte rezultat i shthurjes së filluar vite më parë nga doktrina Regan për shpërbërjen e kampit komunist me strategjinë DOMINO.

Më 12 qershor 1987 presidenti Regan, nga Portat e Branden- burgut (pranë murit ndarës të Berlinit) në Berlin, i bën sfidë të hapur dhe ultimative Mikhail Gorbaçov:

“Sekretari i Përgjithshëm Gorbaçov, në qoftë se ju kërkoni paqe, në qoftë se ju kërkoni prosperitet për Bashkimin Sovjetik dhe Europën Lindore, në qoftë se ju kërkoni liberalizimin: Ejani

10 — Ilir Demalia

këtu në këtë portë! Mr. Gorbaçov, hape këtë portë! Mr. Gorbaçov, shëmbe këtë mur!”.

Kolapsi i regjimeve komuniste në Europën Lindore në mënyrë të rrufeshme brenda një harku kohor prej dhjetë muajsh, nga shkurti deri më 25 dhjetor 1989 - tregoi qartë kalbëzimin e sistemit komunist si sistem antinjerëzor dhe si rrënim ekonomik, moral dhe politik.

Solidarnosti i Valesës në Poloni kishte filluar kundërshtimin e regjimit hapur që në vitin 1980. Solidarnosti ishte një bashkim polak që u themelua më 17 shtator 1980 në kantjerin Gdansk nën udhëheqjen e Leh Valesa. Ishte bashkimi i parë si sindikatë në një vend të Paktit të Varshavës që nuk ishte i kontrolluar nga Partia Komuniste. Anëtarësimi i saj arriti në 9.5 milion anëtarë përpara shtatorit të 1981 në Kongresin e saj që përbënte një të tretën e popullsisë në moshë pune të Polonisë.

Udhëheqja polake filloi e para duke hapur bisedimet e tryezës së rrumbullakët midis qeverisë dhe Solidarnost-it nga 6-shkurti deri më 4-prill 1989, dita kur u lejua që opozita të jetë e lirë të bashkëngjitura me të gjitha liritë e tjera. Në zgjedhjet gjysëm të lira më 4-qershor-1989 mori pjesë dhe Solidarnost si opozitë, fituan përsëri komunistët. Në dhjetor-1990, presidenti komunist Wojciech jaruzelski dha dorëheqjen, dhe më 22-dhjetor të këtij viti, Valesa u betua si president i Polonisë.

Në Hungari nga 16 deri më 20 tetor 1989 u bënë ndryshimet kushtetuese, u lejua pluralizmi politik dhe Hungaria nga Republikë Popullore u bë Republika e Hungarisë. Lëvizja e parë befasuese e Hungarisë ishte hapja e dyerve gjermanolindorëve për të kaluar në Gjermaninë Perëndimore nëpërmjet Austrisë. Qeveria hungareze që në muajin maj të 1989-ës kishte hequr rrethimin me tela të kufirit në mënyrë demonstrative, pamje të cilat ishin çfaqur nga televizioni kryesor italian Radio Italia (RAI).

Në Çekosllovaki demonstratat nuk kishin pushim dhe ato u fashitën vetëm në fund të vitit 1989, kur shkrimtari disident, një ish i burgosur politik, Vasllav Havel, u zgjodh President i vendit.

Guri i fundit i dominosë — 11

Pas kësaj gjermanolindorët e përdorën territorin çekosllovak si tranzit për të kaluar në Perëndim. Edhe para ndryshimeve deri në fund të tetorit, rreth 30 mijë gjermanolindorë kishin kërkuar strehim politik në ambasadat gjermanoperëndimore në Pragë, Budapest dhe Vjenë. Në këtë kohë demonstratat u përhapën nga Leipzigu, Berlini e pastaj nëpër të gjithë qytetet. Honekeri i sëmurë me kancer si vetë sistemi i tij, i dha urdhër ushtrisë dhe policisë që të qëllohej mbi demonstruesit. Më 9 tetor në Leipzig dolën në shesh 70 mijë vetë. Policia dhe ushtria refuzoi të gjuante mbi demonstruesit. Duke parë se e kishin të pamundur të kontrollonin ikjen nga Çekosllovakia dhe Hungaria të shtetasve të tyre, udhëheqja lejoi hapjen e “Portave të Brandenburgut” që ishin praktikisht portat e Perëndimit. Muri i turpshëm i Berlinit që ndante dy Gjermanitë u shemb duke u bërë dhe simboli i rrëzimit të Perandorisë së Lindjes Komuniste. Republikat vasale të Moskës u dorëzuan njëra pas tjetrës në mënyrë të shpejtë dhe pa shumë rezistencë. Vetëm në Rumani gjaku i luftës civile skuqi pjesë të shumta të territorit duke përfunduar me vrasjen e Nikolae Çaushesku-t me të shoqen Elenën që u kapën nga forcat kryengritëse në tentative për të ikur nga vendi. Me një gjyq të përshpejtuar nga “Komiteti i Shpëtimit Kombëtar” u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan më 25 dhjetor 1990 ditën e Krishtlindjeve.

Në këtë kataklizëm në Europën Lindore mbeti ende komunizmi serb dhe klika e komunizmit ortodoks shqiptar.

“Zëri i Amerikës” ishte bërë vitet e fundit zëri i fjalës së lirë për shqiptarët me drejtorin e këtij emisioni Dr. Elez Biberaj, sidomos në vitet 1986-1990. Në analizën e tij për ngjarjet në Rumani pas pushkatimit të çiftit Çaushesku, Biberaj e mbylli me këto fjalë: “Shqipëria pas ngjarjeve në Rumani ngelet guri i fundit i dominosë”. Ky ishte një paralajmërim-kërcënim që lajmëronte qeverinë shqiptare se nuk ka rrugë tjetër, do t’i nënshtrohet këtij ndryshimi ose me rrugë të butë, ose me gjakderdhje ku mund të përfundonin si Çaushesku. Kjo gjë nënkuptonte rritjen e presionit

12 — Ilir Demalia

politik nga Perëndimi dhe izolimin ekonomik. Zëri që vinte nga përtej Atlantikut u bë inspirues në revoltat dhe mosbindjen e masave nga poshtë. Po atë natë, përshëndetja e mbrëmjes midis të rinjëve kryeqytetas ishte: Guri i fundit! Guri i fundit!

Reaksioni zinxhir që përmbysi në mënyrë të rrufeshme ish- bllokun komunist dhe roli që luajti në atë kohë „Voice of America” (VOA) si stacioni më i dëgjuar, sidomos tek rinia, nxiti kurajon dhe rriti shpresën tek shqiptarët. “Zëri i Amerikës” në disa raste ndikoi në uljen e revoltave, megjithëse këmbëngulte dhe i bënte presion qeverisë shqiptare për ndryshime. Siç duket nuk dëshironin që të ndodhte diçka si në Rumani.

Regjimi i Tiranës deri në fund të dhjetorit-1989 nuk kishte pasur shqetësime publike, e as ndonjë lëvizje siç po flitet sot. Mbas 25 dhjetorit ditës së Krishtlindjeve dhe vrasjes së Nicolae dhe Elena Çaushesku-t, një atmosferë e nderë ndjehej kudo, një gjendje qetësie si para një furtune. Nuk ndjehej atmosfera e Vitit të Ri si vitet e shkuara. Ndryshe nga vite më parë ku njerëzit shqetësoheshin për produktet ushqimore për Vitin e Ri, në ndërrimin e viteve 1989-1990, qytetaria e vendit ishte e shqetësuar se çfarë do të ndodhte dhe nuk kishte mendjen në raftet e dyqaneve që ishin edhe më të boshatisura se një vit më parë me produkte ushqimore. Në këtë situatë hyri viti 1990.

Tërë këto përmbysje në Europën Lindore dhe ajo më dramatikja në Bukuresht, detyruan regjimin e Alisë të marri masa për ndryshimin e kursit, jo realisht, por si kozmetikë për të ulur tensionet për të evituar makthin e Çaushesku-t që i çfaqej çdo natë atij dhe njerëzve të regjimit.

Të gjitha zhvillimet e ngjarjeve të vitit 1990, duhen analizuar, jo duke u parë nga pozitat denigruese të ish njerëzve të regjimit komunist, po ashtu, as nga hiperbolizimet e heroizmat folklorik të postkomunizmit siç ka ndodhur dhe po vazhdon edhe sot. Një vëzhgim dhe analizë e tillë ka bërë që shqiptarët të mos mësojnë asgjë nga ajo çfarë i ka ndodhur, nuk po mësojnë dhe duket se

Guri i fundit i dominosë — 13

nuk kanë vullnetin për të mësuar në këtë rrumpallë manipulim- simulimi.

Arsyeja që më shtyn të rishoh këtë ngjarje pas çerek shekulli, është: se deri më sot, kjo ngjarje është trajtuar në mënyrë të njëanëshme, si nga armata e njerëzve të regjimit që sot janë pjesë e të majtës qeverisëse, si nga neglizhenca e të ashtuquajturave forca demokratike, gjë që u pa qartësisht në këtë 25 vjetor. Ajo që bie në sy gjatë gjithë kësaj periudhe është, se e majta e politikës si trashëgimtare e ideologjisë dhe strukturave të regjimit komunist, janë munduar ta mjegullojnë këtë ngjarje duke falsifikuar dhe mbuluar faktet. Ndërsa e djathta e ka kujtuar hera- herës më shumë kur i është dashur si moment politik, sesa një analizë studimi historik.

Ngjarjet e korrikut 1990-ë çuan në një periudhë të ndryshimeve dramatike ku e nxorrën lakuriq regjimin komunist të Tiranës në arenën ndërkombëtare duke e diskredituar dhe sfiduar si kurrë më parë për nga përmasat dhe vendi ku u zhvilluan këto ngjarje në kryeqytetin e Shqipërisë.

Unë në këtë libër kujtimesh si pjesëmarrës dhe sydëshmues, do të paraqes ato gjëra që kam qënë vetë dëshmitar dhe kam pasur dëshmitarë. jam munduar t’i analizoj këto ngjarje me ftohtësinë e distancës kohore. Libri do të jetë i bazuar në disa shënime botuar më 1995 dhe i nxjerrë me shpejtësi.

Deshiroj që ky libër të jetë një kontribut modest në ngjarjet e periudhës së vitit 1990-ë dhe në veçanti për zhvillimet në Tiranë ku unë isha qytetar i saj.