Hong Kongu dhe Tajvan mirëpresin Vitin e Ri 2023

Viti i ri 2023 ka mbërritur fillimisht në Kiribati, Ishullin e Krishtlindjeve e me pas fishekzjarret shperthyen në Sky Tower të Zelandës së Re.

Auckland u bë qyteti i parë i madh që filloi festimet e mirëseardhjes në 2023. Më pas Viti i Ri kaloi në Sidnei, ku fishekzjarrët e qytetit australian nisen nga Ura e Harborit, Shtëpia e Operas dhe në portin e famshëm.

Qytetarët e pritën me emocion shfaqjen e famshme vjetore të fishekzjarreve pas dy vitesh festime të heshtura nga pandemia Covid. Më shumë se 4 mijë orë u deshën për dizejnimin dhe vënien në skenë të ekranit ku shfaqet festa.

Më pas festa u ndez në Hong Kong me një natë të ndriçuar nga dritat mbi portin Victoria.

 Në Londër, jane 100 mijë persona që kanë prerë biletën për të qëndruar në brigjet e lumit Tamiz për të mirëpritur Vitin e Ri, të shoqëruar nga tingujt tradicionalë të kumbimeve të Big Benit në mesnate.

Ndërkohë, ngjarja tradicionale e Times Square në Nju Jork u kthye në kapacitet të plotë pas dy vitesh festime të reduktuara po për shkak të pandemisë Covid.

Hong Kongu dhe Tajvan mirëpresin Vitin e Ri 2023 Hong Kongu dhe Tajvan mirëpresin Vitin e Ri 2023