Lufta, rrëzohen 10 dronë kamikazë rusë! Zelensky: Trupat ukrainase po bëjnë përparim në Donbas

Ushtria ukrainase raporton mëngjesin e sotëm se ka çliruar fshatin Novoselivske, rajoni i Lugansk, ku disa ushtarakë rusë janë kapur. Kështu deklaroi administrata ushtarake rajonale e Lugansk. Fshati tani kontrollohet nga ushtria ukrainase.

"Forcat ukrainase po mbajnë terrenin e tyre kundër trupave ruse në rajonin lindor të Donbasit dhe po bëjnë pak përparim në disa zona" - Kështu tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, në fjalimin e tij video të mbrëmjes. 

"Në përgjithësi ne mbajmë pozicionet tona. Ka gjithashtu disa zona të frontit ku ne po përparojmë pak", tha ai, duke shtuar se Kievi ka forcuar aftësinë e tij të mbrojtjes kundërajrore dhe do ta forcojë atë më tej në muajt e ardhshëm.

Ndërsa ministri i Mbrotjes Ukrainase Oleskey Reznikov, thotë në tëitter se në fillim të janarit, kufijtë do të mbyllen në Rusi, do të shpallet gjendja ushtarake dhe do të fillojë një valë e re mobilizimi. Ministri i Mbrojtjes së Ukrainase u bëri thirrje rusëve që të shmangin mobilizimin me çdo kusht për të shpëtuar jetën e tyre.

Mëngjesin e sotëm është sulmuar sërish Kievi, ku raportohet se jan rrëzuar 10 dronë kamikazë.