Vdekja e Ratzinger, Meloni: Ishte një gjigant i besimit dhe i arsyes
Lidhur me ndarjen nga jeta të Josepf Ratzinger, Papa Beneditkti i XVI ka shprehur ngushëllimet edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni.
Në mesazhin e saj, Meloni thekson se Ratzinger ishte një gjigant i besimit dhe i arsyes.
“Benedikti XVI ishte një gjigant i besimit dhe i arsyes. Një njeri i dashuruar me Zotin, i cili e vuri jetën e tij në shërbim të Kishës universale dhe foli dhe do të vazhdojë t'u flasë zemrave dhe mendjeve të njerëzve me thellësinë shpirtërore, kulturore dhe intelektuale të Magjisterit të tij.
Një i krishterë, një pastor, një teolog: një figurë e madhe në histori që historia nuk do ta harrojë kurrë.
I shpreha Atit të Shenjtë Françeskun pjesëmarrjen e qeverisë dhe personale në dhimbjen e tij dhe të gjithë komunitetit kishtar”, shprehet në mesazhin e saj Giorgia Meloni.
