Si do të zhvillohet varrimi i Papa Ratzinger? Ja ku do të varroset ish-kreu i Vatikanit
Pas një sëmundje të gjatë ka ndërruar jetë në moshën 95 vjecare Papa i Nderit Josepf Ratzinger, Beneditkti i XVI. I lindur në Gjermani më 1927, Papati i tij zgjati 7 vite e 315 ditë e mjori fund pas dorëheqjes së tij për motive shëndetësore më shkurt të 2013. Prej atij momenti ai jetonte brenda mureve të Vatikanit në Monasterin Matter Eçlessae.
Në historikun e Kishës Katolike ai është Papa i dhejtë që ka hequr dorë nga papati i tij e kanë kaluar 6 shekuj nga hera e fundit kur ka ndodhur kjo, pas dorëheqjes së Papa Gregorit të XII më 20 dhjetor 1406.
Nuk ekziston një protokoll specifik për varrimin e një Papa të Nderit e për varrosjen e tij do të ndiqet procedura formale e varrimit në Vatikan e nuk do të ketë një Konklave, meqë prej 9 vitesh vendin e tij e ka zënë Papa Benedikti i XI.
Zyra e shtypit të Vatikanit informon se prej mëngjesit të datës 2 janar 2023, trupi i Papa Ratzinger do të jetë në Bazilikën e Shën Pietros në Vatikan për homazhe nga besimtarët.
Ndërsa varrimi i Ratzinger do të bëhet të enjten, më datë 5 janar, ora 9.30, në Sheshin "Shen Pietro", dhe mesha e varrimit do te drejtohet nga Papa Francesku.
Papa Ratzinger ka lënë në testament se dëshëron të varroset në varrin e Papa Gion Palit të II, aty ku ai ishte i varrosur para se hyjnizohej e që ndodhet i pozicionuar në kriptën e Shën Pietros.
Pas hyjnimit trupi i Papa Gon Palit të II është zhvendosur në pranë Kapelës Pietà, veprës së Michelangelos në Bazilikën e Shën Pietros.
Janë në pritje miliona besimtarë katolikë nga e gjithë bota për t'i dhën lamtumirën e tij Papa së Nderit Ratzinger.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë Drejtori i Zyrës së shtypit në Vatikan, Matteo Bruni, me një mesazh të shkurtër ku shkruhej; "Me dhimbje informoj se Papa i Nderit Benedikti XVI ndërroi jetë sot në orën 9.34 në Manastirin Mater Eçlesiae në Vatikan". Benedikti XVI, u zgjodh Papë më 20 prill 2005, e u tërhoq në jetën private në vitin 2013, duke ia lënë udhëheqjen e Kishës Jorge Bergoglio.
Papa Françesku në orët më të vështira të sëmundjes së tij u kërkoi besimtarëve të luteshin për të.
