Shpërthim në një restorant në Turqinë perëndimore, humbin jetën 7 persona

Të paktën shtatë persona u vranë në një shpërthim në një restorant në Nazilli, një lagje e provincës perëndimore turke të Aydin të premten.

Guvernatori i provincës tha për Anadolu Agency (AA) se gjetjet fillestare treguan se shpërthimi ndodhi ndërsa stafi po ndërronte një bombol bosh gazi të përdorur në kuzhinë rreth orës 15:30. Ai tha se katër persona të tjerë u plagosën nga shpërthimi.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan rrënojat e një restoranti që shiste doner e qebap në katin e parë të një ndërtese shumëkatëshe, fasada e së cilës ishte errësuar nga gjurmët e shpërthimit.