Mendoi se po çiftëzoheshin, fotografja shokohet kur sheh krokodilin duke ngrënë një të vogël
Ky është momenti tronditës kur një krokodil përpiqet të gllabërojë një tjetër krokodil.
Fotografja Anne-Marie Scheepers, 52 vjeçe, i bëri fotografitë teksa vizitonte Parkun Kombëtar Kruger në Afrikën e Jugut.
Fotot tregojnë një krokodil duke shtrënguar dhëmbët dhe duke tundur krokodilin e vogël, të pafuqishëm e më të vogël.
Sulmi ndodhi për dy orë.
Scheepers, nga Johannesburgu, tha se ajo ishte në një udhëtim tetë-ditor në Skukuza, kampi kryesor në Kruger, ku ata qëndruan në zonën e kampingut.
Ajo tha: “Ndërsa po udhëtonim nga Lower-Sable, duke kaluar Digën Sunset, vura re diçka të çuditshme dhe e pyeta mikun tim nëse do të kthehej mbrapa, në mënyrë që të shikoja përsëri.
Pashë krokodilin me një krokodil tjetër në gojë dhe në fillim mendova se ishte pjesë e një rituali çiftëzimi.
Por pashë gjakun në dhëmbët e krokodilit të madh.
Na u bë e qartë se ky nuk ishte ritual çiftëzimi, por më tepër një sulm."
Ajo tha se krokodili i madh filloi ta rrtotullonte në ujë, ndersa krokodili i vogël ende i gjallë luftonte per te shpetuar.
"Ne shikonim krokodilin e vogël duke hapur dhe ngadalë duke mbyllur gojën e tij ndërsa lëvizte bishtin e tij," shtoi Scheepers.
Krokodili i madh më pas doli nga uji dhe e tundte në mënyrë të përsëritur të voglin çdo 10 deri në 15 minuta.

