Shpërthime të fuqishme në Kiev! Raketa ruse në hapësirën e Ukrainës!
Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar sot në Kiev dhe në rajonin fqinj, raportojnë mediat ukrainase, sipas të cilave, megjithatë, sistemet kundërajrore janë në funksion.
Forcat ruse kanë sulmuar Kharkivin për herë të dytë gjatë gjithë ditës, duke synuar një nga objektet e infrastrukturës. Lajmi është bërë i ditur nga Ihor Terekhov, kryebashkiak i qytetit Kharkiv, në rrjetet sociale.
"Kharkovi është nën zjarr. Unë u kërkoj të gjithëve të qëndrojnë në strehimore dhe të respektojnë masat paraprake.”, tha Terekhov.
Alarmi i sulmit ajror ra në të gjithë Ukrainën që prej orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme. Këto të dhëna të raportohen nga harta online e Ministrisë së Zhvillimit Dixhital. Më parë, alarmi kishte rënë në rajonet ukrainase të Kievit, Odessa, Mykolaiv, Sumy dhe pjesët e kontrolluara nga Ukraina të Zaporozhzhya dhe Kherson, ndër të tjera. Edhe guvernatori i Zhytomyr Oblast, Vitaliy Bunechko evokoi kërcënimin e një sulmi masiv raketor.
Ndërkaq, shpërthime në disa lagje të Kievit po raportohen minutat e fundit nga banorët e kryeqytetit, sipas mediave ukrainase.
Këshilltari presidencial Oleksiy Arestovych shkroi në Facebook se mbi 100 raketa po arrinin në disa valë. Administrata ushtarake e Kievit paralajmëroi qytetarët në Telegram se mbrojtja kundërajrore po funksionon. Guvernatori i Zhytomyr, Vitaliy Bunechko tha se raketat ruse po “binin shi” në rajon.
Kreu i administratës ushtarake të Kryvyi Rih, raporton se raketat janë lëshuar nga anijet në Detin e Zi, raporton Guardian.
Rusia nuk ka ndërmend të flasë me askënd në bazë të formulës së paqes të propozuar nga Volodymyr Zelensky, kështu deklaroi ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov në një intervistë për RIA Novosti.
“Është e qartë se Kievi nuk është gati për dialog. Zelensky ushqen iluzionin e marrjes, me ndihmën e Perëndimit, tërheqjen e trupave tona nga territori rus i Donbasit, Krimesë, Zaporozhzhisë dhe Khersonit, pagesën e reparacioneve nga Rusia dhe gjykatat ndërkombëtare" dhe të ngjashme. Natyrisht, do të të mos ketë bisedime në kushte të tilla”, tha Lavrov.

