Notarët e guximshëm bëjnë zhytjen në Hyde Park të Londrës

Notarët  në Britani përballuan temperaturat e ulëta për t'u zhytur në Serpentine të Hyde Park, ndërsa ky shtet po përgatitet për një fundjavë me borë dhe akull. 

Notarët e guximshëm mbanin kapuq, ndërsa u zhytën në parkun qendror të Londrës të premten në mëngjes, pavarësisht se temperaturat u ulën deri në -9 gradë Celsius në pjesë të MB gjatë natës.

Mbretëria e Bashkuar përballet me të paktën shtatë ditë moti arktik, në të cilin temperaturat mund të bien deri në -10 gradë Celsius , rrebeshe dimri dhe mjegull.