VIDEO/ Spikerja e lajmeve del me minifund në transmetim, rrjeti kundër

Veshja e një spikere në Gjermani u kthye në qendë të vëmendjes pasi gjatë transmetimit live ajo kishte veshur një minifund.

Gjithcka nisi me minifundin rozë të gazetares Lisa Mitrucker, e cila prezanton emisionin televiziv “Heute – in Deutschland” (Sot në Gjermani)” në rrjetin shtetëror “ZDF".

Gazeta gjermane “BILD” komenton se, në rrjetin gjerman ku punon Miza Mitrucker, kodi i veshjes është më pak i rreptë pavarësisht se gazetarja moderon një emision lajmesh. 

Përveç kësaj, emisioni “Sot” i ZDF-së shfaqet çdo ditë në orën 14:00, kryesisht me çështje sociale.

Megjithatë, drejtuesja 79-vjeçare e emisionit të lajmeve “Tagesschau” të rrjetit ARD  Dagmar Berghoff, shprehu pakënaqësinë e saj të fortë me pamjen e veshjeve të prezantueses gjermane:

“Mendoj se një fund i shkurtër apo një bluza me një dekolte të thellë është e papërshtatshme për një spikere lajmesh ”, argumenton ajo. Megjithatë, ajo nxitoi të theksojë se thjesht “të gjithë bëjnë atë që mendojnë se është e drejtë. Më udhëzuan gjithmonë të vishesha sa më diskrete dhe modeste ”, tha Berghoff.

Deklaratat e saj kanë një rëndësi të madhe në Gjermani , pasi ajo ka qenë është gruaja e parë që prezantoi një edicion lajmesh, më 16 qershor 1976.

Ndonëse është tërhequr nga aktivitetet televizive, opinionet e Berghoff -it gjithmonë “vlejnë”, siç komenton botimi gjerman.

Gazeta Bild i kërkoi gazetares Lisa Mitre të komentonte, por ajo nuk pranoi.