Erdogan: Do të kem një takim me Putin dhe Zelenskin për të zgjidhur krizën e grurit

Presidenti turk Recep Tajip Erdogan në forumin Botëror të TRT ka deklaruar se të dielën do të ketë një takim me liderin rus Putin dhe atë ukrainas Zelenski.

Takimet do të zhvillohen në bazë të krizës së grurit, si pasojë e luftës në Ukrainë.

"Për të zgjidhur këtë krizë, do të kem një takim me zotin Putin të dielën. Po kështu, do të kem një takim me z. Zelensky," tha Erdogan.

Erdogan vazhdoi:

“Ndërsa mbrojmë me forcë integritetin territorial të Ukrainës, ne gjithashtu kundërshtuam ndezjen e zjarrit në rajon me politika irracionale ndaj Rusisë”.