Messi me gol në ndeshjen numër 1000. Sa shumë rekorde vendosi “pleshti”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2022, 21:20
Lionel Messi gjithmonë e më shumë në historinë e futbollit botëror. Në minutën e 35 të ndeshjes me Australinë, numri 10 shënoi një gol në një ndeshje jubilare.
Sfida numër 1000 e fituesit të 7 Topave të Artë që e zhbllokoi me një të majtë të saktë duke hequr tensionin nga këmbët e shokëve të skuadrës së tij.
Ky është goli i parë i Messit në një fazë me eleminim direkt në botëror dhe i nënti në Kupën e Botës, një më shumë se Maradona. Me fanellën e Seleccion janë 94, në karrierë 789.
