Pele në gjendje jo të mirë, mjekët i tremben më të keqes

"Folha de San Paulo" raporton se gjendja shëndetësore e Pele është rënduar pasi ish-kampioni i botës nuk u përgjigjet kurave me kimioterapi për kancerin që ka në sistemin tretës.

Pasi u diagonstikua në shtatorin e vitit të kaluar, Pele është kuruar në shtëpi por prej pak ditësh ai është shtruar ne terapinë intensive të spitalit në Sao Paolo. Gjendja shëndetësore e 82-vjeçarit është shqetësuese dhe mjekët i tremben më të keqes edhe pse nga familja e tij kanë rrjedhur vetëm informacione të kufizuara.