Recitali “Aromë gruaje” Anxhela Peristeri tregon pse nuk ftoi asnjë artist: Biletat i kam shitur gjithmonë vetë

Anxhela Peristeri e ftuar këtë puntatë të Why Not në RTV Ora ka folur edhe për recitalin “Aromë gruaje” që këngëtarja ka mbajtur sëfundmi. Ajo ka treguar dhe arsyen se pse nuk ftoi artistë të tjerë.

Anxhela u shpreh se kësaj rradhe ai ishte një recital më intim se i pari.

Roza Lati: Pse nuk ftove artistë të tjerë që të vinin, të bënin Check-in, apo s’ke nevojë ti për artista të tjerë për të shitur bileta?

Anxhela Peristeri: Zakonisht, unë biletat i kam shtur gjithmonë vetë. Megjithëse tek recital i parë kam pasur 3 artistë të ftuar: Elhaida Dani, Of-cestra dhe Erik Lloshin. Tek ky vendosa ta bëj vetë.

Ishte më intime, ishte e konceptuar si e tillë dhe kam patur vetëm Kastriot Ҫaushin në një interpretim të një kënge bashkë me mua, të këngës “Gënjeshtar” dhe për pjesën tjetër isha vetëm unë. Dua të theksoj që Kozeta Kurti ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në recitalin tim. Ka qenë producentja.