Redon Makashi: Kam hequr dorë nga konkurenca në festivale, tregu i muzikës sot “upsi dupsi"
A e dinit që kantautori i njohur Redon Makashi dhe moderatorja Arjola Shehu ‘janë një gjak”. Ata janë kushërinj, por sot në studion e “Ditë e Re” në RTV Ora ishte i ftuar sot për të treguar çfarë po ndodh me albumin “Tre muskotierët”, si është tregu i muzikës sot dhe pak nga jeta e tij privat.
Ka hequr dorë nga pjesëmarrja në koncerte si konkurent thotë se ia ka lënë të rinjve skenën por ftesën si ‘përshëndetës festivali” e pranon me kënaqësi
Makashi zbuloi se do të organizohet një koncert i madh nga ish – Asambli i Ushtrisë që është kthyer tashmë një minishkollë të vogël për fëmijët e ushtarakëve dhe merren me organizimin e koncerteve për raste festash.
‘Një superkoncert i madh më 4 dhjetor” tha Redon Makashi.
Dite e Re: Si i sheh këngëtarët e rinj?
Redon Makashi: Në aktivitetet që bëhen për zgjedhjen e zërave të rinj ka elementë shumë të mirë. Por u mungon kompozitori që bën këngë për ta, pasi nuk mund të këndosh gjithmonë covera. Edhe kompozitorët kanë ngërç.
Për të mbajtur sudiot bëjnë ‘kompromisin në heshtje” për të jetuar duke iu përshtatur tregut me muzikën “upsi dupsi, e të fitojmë ndonjë lekë”. Është si ajo bima që duhet ujitur për tu rritur.
Sot dhe po të mos dish të këndosh bëhesh më i fashmësh por nëse këndojnë live mban barkun me dorë duke qeshur.
Dite e Re: Të ka ndodhur ndonjëherë?
Redon Makashi: Jo, janë kaq të zgjuar sa nuk këndojnë live, këndojnë vetëm me playback
Redoni si kantautor, e ke lënë mënjanë krijimtarinë?
Redon Makashi: Nuk e kam lënë asnjëherë, por problem janë tekstet. Po i shkruaj vetë por punët janë të ngjeshura dhe duhet të ulesh për të shkruar. Kur bashkëpunoj, bashkëpunoj me Timo Fllokon kur më ngec puna. Jemi parë më shpesh por ka kohë që nuk shihemi.
Dite e Re: A do të kompozoje këngë për artistë të rinj?
Redon Makashi: E kam menduar por kompozimet e mija janë si xhaketa që qep vetë dhe do ta vesh vetë. Nuk e shoh si biznes e bëj për kënaqësi.
Është shumë e vështirë për të çarë. O do të përshtatesh me atë që kërkon tregu ose duhet të rrish në hije. Të rrish në hije duhet të luftosh shumë për atë që do.
Nga festivalet jam tërhequr plotësisht. Kam hequr dorë nga konkurenca, ia lëmë brezit të ri të konkurojë.
Dite e Re:Çfarë po ndodh me albumin “Tre musketierët”? Duket që është lënë mënjanë
Redon Makashi: “Punuam për albumin dhe u shkëputëm nga Tirana në një fshat të Korçës. Nga 5 ditë që ishim, 1 ditë albumi, ditët e tjerëve rrugëve. Për tu bërë do bëhet . Po në kohën e sotme ka ikur moda e albumit, bëjnë një këngë teke. Fillimisht do dalim me një këngë teke e më pas.
Dite e Re: Nuk mund të bëj sikur asgjë nuk ka ndodhur për shkak të lajmeve që janë publikuar?
Redon Makashi: Më mirë të mos flasim për këtë temë. Disa njerëz i krijojnë vetë këto situata por unë nuk jam nga ato tipa. Ndodhin të papritura por çdo gjë do të sheshohet.