'Mozzik më la 8 orë në pritje', menaxheri VIP-ave flet për sjelljen e këngëtarit pas kamerave

Si sillen në prapaskenë artistet tanë të preferuar? pikërisht kësaj pyetje i ka qenë përgjigje menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika.

I ftuar së fundmi në emisionin e moderatores Ester Bylyku në 'Glamour Zone', ai zbuloi disa emra.

Pasi u shpreh se Era Istrefi është artistja më mendjemadhe dhe e ftohtë në shoë bizin shqiptar, ai përmendi edhe Mozzik, me të cilin është fotografuar shpesh.

'Mozzik kishte një bashkëpunim me një mikun tim. Unë isha ndërmjetësi, që i lidha kontaktin. Mbaj mend që Mozzik e ka lënë atë djalin 8 orë në pritje' tha Xhani Demika.

Klikoni videon e mëposhtme, për të parë deklaratën e plotë