'Era Istrefi është këngëtarja më mendjemadhe në Shqipëri', Xhani Demika zbulon sjelljen e tmerrshme të këngëtares në prapaskenë
Era Istrefi është padyshim një nga këngëtaret më të dashura të publikut, e cila na ka bërë krenar në mbarë botën. E dimë se është unike në stilin e saj në ekran, por si është Era Istrefi në prapaskenë?
Të vërtetën që do t`iu çudit, e ka zbuluar për herë të parë menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika.
I ftuar së fundmi në emisionin 'Glamour Zone', përballë moderatores Ester Bylyku, Xhani tregoi s çfarë nuk i ka pëlqyer tek Era.
Ester Bylyku: Cila është artistja më mendjemadhe e showbiz-it shqiptar?
Xhani Demika: Era Istrefi. Edhe kur kam rastisur në koncerte, ka qenë shumë e ftohtë, dhe më është dukur mendjemadhësi. Mbaj mend në koncertin e fundit që rastisëm, ajo ka qenë e tërhequr nga të gjithë njerëzit.
Klikoni videon e mëposhtme, për të parë deklaratën e plotë
