“Impact”, emisioni më i ri në Ora News, Feride Kuqi zbulon jetën e personazheve të njohur pas kameras
Programacionit të pasur të Ora News, nga kjo e dielë i shtohet edhe “Impact”, nga Feride Kuqi.
Feriden deri më sot e kemi parë si prezantuesen e motit në RTV Ora për disa vite me radhë, si moderatore e “Mes Yjesh” dhe si bashkëmoderatore tek “Ora Verore” për dy sezone televizive.
Nëse mendoni se Feridja u zhduk si me magji, gaboheni! Feriden për herë të parë do t’a shohim edhe si autore të emisionit që ajo do moderojë.
“Impact” vjen çdo të dielë (duke nisur nga kjo e dielë)në Ora News, ora 20:00, ku në fokus do të këtë lifestyle-in dhe jetën e personazheve pas kameras.
Personazhet më të njohur të ekranit do t’i shohim jashtë studios. Në punë, biznes, prapaskena, apo në shtëpi.
Tendencat më të fundit të modës do t’i mesoni gjithashtu në këtë program.
Në “Impact” nuk do të mungojnë as eventet rozë të kryeqytetit apo dhe histori personale. Sepse ky program, vjen për të lënë gjurmë.
Personazhet e parë të këtij emisioni janë Ermal Mamaqi dhe Enada At’Nikolla.
Na ndiqni për më shumë surpriza!
View this post on Instagram
