"Faleminderit që na fale jetën!" Vajzat surprizojnë Lili Saraçin, moderatorja e RTV Ora përlotet live
Nga Ora News Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2022, 08:50
Moderatorja e RTV Ora Lili Saraçi kishte sot ditëlindjen.
Ajo u surprizua gjatë transmetimit live në emisionin "Ditë e Re" nga dy vajzat e saj dhe moderatorja Arjola Shehu.
Në buqetën me lule ishte dhe një pusullë të cilën gazetarja nuk arriti ta lexonte deri në fund për shkak të emocioneve.
"E dashur mami, faleminderit që na fale jetën dhe që kujdesesh çdo ditë për ne. U bëfsh edhe 100 vjeç! Të puthim Hera, Reina dhe Sara," shkruhej në letër.
"Sara, Hera dhe Reina, mami ju ka zemër. Shumë faleminderit edhe bashkëshortit sepse patjetër ka qenë ideja e tij. Faleminderit dhe ty, Arjola," tha moderatorja e përlotur.
