SHBA: Republikanët marrin kryesimin e Dhomën e Përfaqësuesve

Republikanët kanë mundur të fitojnë Dhomën e Ulët me diferencë të vogël ulësesh. Megjithatë kryesimi i Shtëpisë është i mjaftueshëm për të ndalur agjendën politike të presidentit Joe Biden. Kevin Mekarthi do të zëvendësojë Nensi Pelosin në krye të Dhomës së Përfaqësuesve.

Republikanët kanë arritur të fitojnë Dhomën e Ulët të Kongresit, e vlefshme për zgjedhjet afatmesme të 8 nëntorit.

Të djathtët kanë siguruar 218 vendet e nevojshme për të marrë Dhomën e Përfaqësuesve e cila kryesohej nga demokratët.

Kevin McCarthy u emërua kryetar i ri i Dhomës së Përfaqësuesve, duke zëvendësuar Nancy Pelosin.

Edhe pse diferenca e partisë në Dhomën e Përfaqësuesve është e pakët, mjafton që të pengojë agjendën e presidentit Joe Biden në dy vitet e ardhshme.

Demokratët do të ruajnë kontrollin e dhomës së sipërme, Senatit.

Kongresi i ri do të mblidhet në janar.

Republikanët nuk mundën të përmbushnin pritshmëritë për të marrë të dyja dhomat.

Demokratët kanë marrë tashmë 50 ulëse aq saç kishin përpara 8 nëntorit, ndërsa në shtetin e Xhorxhias palët kanë shkuar në balotazh dhe zgjedhjet do të përsëriten në datën 6 dhjetor.