Zelensky: Paqja e vërtetë arrihet nëse i bëhet më shumë presion Putinit

"Paqja në Ukrainë është një nevojë globale. Jo një ndërprerje e përkohshme, por paqe e vërtetë. Unë e di që mund të arrihet." tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Forumin e Ekonomisë së Re në Bloomberg.

Më tej shtoi: "Për këtë ne duhet të ruajmë unitetin global dhe të vazhdojmë të mbështesim luftën tonë për liri. Është e nevojshme të mbrohet ndershmëria globale dhe të rritet presioni ndaj Rusisë. Dhe të ruhet racionaliteti global". 

Ndërkohë Presidentin ukrainas nuk e bindin investigimet paraprake të NATO-s në lidhje me shpërthimin në Poloni mbrëmjen e së martës i cili la dy burra të vdekur.

Në adresimin e tij të mesnatës, kreu i shtetit u kërkoi aleatëve që t’i japin Kievit të gjitha të dhënat që kanë në lidhje me raketat që ranë në fshatin Psovedu, për të cilat NATO tha se kishin ardhur nga forcat ajrore mbrojtëse ukrainase.