MISTER, delet filmohen duke ecur për 12 ditë në formë rrethi (shikoni videon)
Një tufë delesh i ka habitur njerëzit duke 'lëvizur në një rreth për 12 ditë të tëra pa u ndalur'.
Pamjet, të marra dy javë më parë në Kinën veriore, tregojnë qindra dele që ndjekin njëra-tjetrën në një rreth të madh.
Pronarja e deleve, zonja Miao pretendon se filloi me disa dele përpara se e gjithë tufa të bashkohej.
Në video, mund të shihen edhe disa dele duke qëndruar plotësisht të palëvizshme, por duke ruajtur ende formën rrethore.
Raportohet se në vendngjarje ndodhen 34 kullota dhensh, por vetëm delet në numrin 13 kanë lëvizur në këtë mënyrë.
Edhe pse nuk dihet me siguri se çfarë i shkaktoi delet të silleshin në këtë mënyrë, një sëmundje bakteriale e quajtur Listerioza dihet se shkakton një lëvizje 'rrethore' te kafshët.
Sëmundja prek njërën anë të trurit, kjo është arsyeja pse shpesh vërehet "rrethimi" dhe ndonjëherë paraliza e anës së prekur.
Ndërsa janë të infektuara, delet duken të çorientuara.