Mafia ndërkombëtare po forcohet në Turqi
Shumë drejtues dhe anëtarë të organizatave kriminale ndërkombëtare joturke po përdorin gjithnjë e më shumë pikërisht Turqinë si qendër të veprimtarisë së tyre kriminale. Është ky alarmi që vjen nga mediat gjermane, të cilat analizojnë dhe shkaqet e këtij fenomeni.
Aktivitetet e mafies ndërkombëtare në Turqi po shtohen. Kështu nis analiza e agjencisë gjermane të lajmeve dojçe vele. Sipas saj Kohët e fundit ka indikacione se shumë drejtues dhe anëtarë të organizatave kriminale ndërkombëtare joturke po përdorin gjithnjë e më shumë pikërisht Turqinë si qendër të veprimtarisë.
Në Turqi, publiku ka folur vazhdimisht për një ngjarje të veçantë vitet e fundit, në të cilën lideri i një organizate kriminale ndërkombëtare doli në qendër të vëmendjes.
Ndërsa përmend rastet e Trafikantit iranian të drogës Naji Sharifi Zindashti, Shefit të klanit afgan Sanger Ahmadi, vrsja e Kriminelit azerbajxhanas Ali Gamidov, i dyshuari për vrasje ishte udhëheqësi i një organizate tjetër kriminale azerbajxhanase me emrin Rovshen Caniyev, apo edhe vrasja e Bosit të mafias gjeorgjiane Gayoz Zviadadze Longinozovich, media gjermane thekson se shumë vrasje të ndërlidhura me afera mafioze janë kryer në Turqi vitet e fundit, duke shndërruar vendin në një fushë beteje për organizatat kriminale. Po pse?
Specialistët e policisë rendisin faktorin e gjeografik të shkakun e parë, duke nënvizuar madhësinë e Stambollit, si një element të rëndësishëm: Zyrtarisht, më shumë se 16 milionë njerëz jetojnë në këtë qytet.
Ata thonë se vitet e fundit është shtuar prania e mafias së huaj në Turqi, ku aktorë nga rajoni post-sovjetik, nga Ballkani apo nga rajoni arab vijnë në Turqi për të promovuar interesat e tyre”.
Shtrirja gjeografike e Turqisë luan një rol kyç pasi nëpër Turqi kalojnë rrugët e trafikut të drogës, duke shërbyer jo vetëm si urë drejt Bashkimit Evropian, por ajo është një rrugë ideale edhe për krimin e organizuar.
Jo vetëm karakteristikat gjeografike, por edhe kushtet politike në Turqi luajnë një rol të rëndësishëm për grupet kriminale. Ish-zëvendës sekretari i shërbimit sekret turk, Cevat Öneş, rendit si faktor mungesën e shtetit ligjor dhe demokracinë e dobët në Turqi.
Vëzhguesit kritikojnë praktikën aktuale të mbikëqyrjes së organizatave të huaja kriminale nga strukturat e shtetit.
Zhvillimet ditore politike përcaktojnë punën e shërbimit sekret, e kjo bën që shërbimi t’i neglizhojë detyra të tjera të rëndësishme. Si rezultat, mafia ndërkombëtare nuk është në fokus.