Shpërthim në qendër të Stambollit, raportohet për 6 viktima dhe 81 të plagosur (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2022, 14:50
Një shpërthim me origjinë të panjohur ka ndodhur në rrugën Beyoğlu Istiklal të Stambollit, duke plagosur 81 persona e duke lënë të vdekur 6 të tjerë.
Pas njoftimit, në rajon janë dërguar shumë zjarrfikës, policë dhe ekipe mjekësore.
Ekipet e policisë morën masa sigurie në zonën ku ndodhi shpërthimi, nga i cili mësohet se ka disa të plagosur.
Guvernatori Ali Yerlikaya tha: Kemi shumë viktima dhe të plagosur.

