Shpërthimi në Stamboll, në të njëjtin vend në 2016 ndodhi një sulm terrorist
Nga Ora News Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2022, 15:39
38 persona deri tani janë plagosur pas një shpërthimi në një zonë të frekuentuar në qendër të Stambollit.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 16:20 me orën lokale ndërsa raportohet se ka patur 6 të vdekur dhe 81 të plagosur.
Është e paqartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, i cili duket se është kapur nga videot e shumta që qarkullojnë në rrjetet sociale.
Shërbimet e urgjencës ndodhen në vendngjarje.
Korrespondentja e BBC-së, Orla Guerin, e cila ndodhet në vendngjarje, tha se kishte një prani të madhe policie rreth rrugës, e cila ishte rrethuar. Helikopterët po qarkullonin lart ndërsa ambulancat shkonin përpara dhe mbrapa.
Rruga, zakonisht e mbushur me blerës, ishte shënjestruar më parë nga një sulm kamikaz me bombë në vitin 2016, shkruan BBC.

