Afera e incineratorit të Tiranës, Kryemadhi: Rama, presion SPAK-ut për të mos hetuar Veliajn
Monika Kryemadhi thotë se dosja e incineratorëve është thembra e Akilit ku Rama është kap me presh në dorë.
Në "Ora e Betit" ajo tha se SPAK është në pozicion shumë të vështirë.
Deputetja e Partisë së Lirisë tha se ka dijeni se ndaj tij po bëhet presion për të mos hetuar Veliajn për incineratorin e Tiranës.
Kryemadhi: Në dijeninë time SPAK i bëhet presion për Veliajn që mos ta hetojë, edhe për kryetarin e bashkisë Fier. I bëhet presion nga qeveria, Rama. Këta janë burra që nuk e mbajnë burgun, Lefteri i shkretë po e mban, nuk po i tregon bashkëpunëtorët. Incineratori i Tiranës nuk është si Fieri dhe Elbasani ku likujdimet e parave kanë mbaruar. Incineratori i Tiranës është një koncesion që vazhdon dhe sot, marrin para çdo ditë për mbetjet që depozitohen në Sharrë. Është makineri që lëvron para të përditshme.

