Tiranë/ Gruaja hapte llogari false me fotot e fëmijëve, më pas e kërcënonte dhe ofendonte
Një 37 vjeçare është arrestuar pasi akuzohet se shantazhonte një qytetare duke hapur llogari false në rrjete sociale dhe shkruar statuse ofenduese dhe kërcënuese ndaj saj.
Ka qenë vetë viktima e cila denoncoi në polici se një person i paidentifikuar hapte llogari në rrjetet sociale, me të dhënat dhe fotot e saj personale dhe të fëmijës së saj të mitur, si dhe shkruante statuse ofenduese dhe kërcënuese ndaj saj, në mënyrë të vazhdueshme
Më pas policia ran ë gjurmët e 37 vjeçares A. K., 37 vjeçe, banues në Tiranë.
“Pas verifikimeve të kryera nga specialistët e Krimit Kompjuterik ka rezultuar se kjo shtetase ka përdorur në mënyrë të vazhdueshme, gjeneralitetet dhe fotot e shtetases M. K. dhe të fëmijës së saj të mitur, për të hapur llogari false në rrjetet sociale, në të cilat shkruante statuse ofenduese dhe kërcënuese ndaj shtetases M. K” informoi sot policia e Tiranës.
Operacioni u kodua "Account" dhe gruaja u ndalua, për veprën penale "Falsifikimi kompjuterik"
