Aksident i rëndë në aksin Mamurras-Milot/ Makina përplas për vdekje kalimtaren, shoferi ikën

Një aksident ka ndodhur pranë mbikalimit të Patokut në aksin e autostradës Mamurras - Milot.

Një kalimtare është përplasur duke mbetur e vdekur në vend nga një automjet, kurse drejtuesi pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Gazetari i Ora News informon se identiteti i viktimës nuk dihet ende.

"Rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tiranë - Lezhë, në vendin e quajtur " Mbikalimi i Patokut", Kurbin, në hapësirën ndërmjet trafikndarësve, është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar, e cila dyshohet të jetë aksidentuar nga mjetet në lëvizje në këtë aks rrugor," njoftoi policia.

Grupi hetimor në vendngjarje, vijon punën hetimore për identifikimin e shtetases se aksidentuar, kapjen e drejtuesit së bashku me mjetin si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Dyshohet se viktima ka prerë rrugën gjatë kalimit nga njëri krah i rrugës në tjetrin.

Aksident i rëndë në aksin Mamurras-Milot/ Makina përplas
Foto nga vendi i ngjarjes