Drogë në çantë, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Greqi, si tentoi të ikte nga policia

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në zonën e Patisias pasi akuzohet për drogë.

Sipas mediave të huaja, shqiptari i cili hipte në një mjet të parkuar, është larguar me shpejtësi sapo ka parë policinë që po afrohej. Pas një ndjekjeje, ai u ndalua duke hedhur një qese me drogë.

Mësohet se policia brenda çantës i ka gjetur dhe konfiskuar: 94 gramë kanabis të përpunuar (lloji çokollatë), 187 pako me 293 gramë kanabis të papërpunuar, 68 gramë heroinë.

Në kontrollin e mëpasshëm të automjetit u gjet dhe u sekuestrua një peshore elektronike, shuma prej 550 euro, celularë dhe karta.
I arrestuari me dosjen e depozituar nga Departamenti i Sigurimit të Patisias është dërguar në Prokurorinë Penale të Athinës.