Veriu nën kontrollin e KFOR/ Forcat ndërkombëtare dhe policia e Kosovës në pikat kufitare me Serbinë 

Veriu i Kosovës është blinduar, me afrimin e 1 shtatorit ditës kur kryeministri Kurti ka thënë se do te zbatoje vendimin për targat dhe dokumentet ne kufi me Serbinë.

Siç shihet dhe nga pamjet e mediave te Kosovë, mbrëmë në disa pika janë vendosur njësi të ekipeve ndërkombëtare te KFOR dhe forca të policisë vendase.

KFOR-i po mbikëqyr Zubin Potokun dhe Rudarin. Më 31 korrik serbet vendosen barrikada duke bllokuar rrugën me synim të pengonin zbatimin e dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin me Serbinë.