Nënat shqiptare bëhen bashkë në Përmet, ushqime e veshje tradicionale

Nonat e Shqipërisë u mblodhën së bashku në Përmet. Nga pothuasje të gjitha zonat e vendit, zonjat sollën në qytetin e luleve një atmosferë krejt ndryshe.

Disa kishin gatuar ushqime tradicionale.

"Kemi gatuar qumështor, byrek me lakra, petanik, byrek me kungull, byrek me domate."

Të tjera kishin sjellë punimet e dorës.

"Pjesëmarrje që na dha shumë kënaqësi. Jemi me artizanat."

Interesi ishte i lartë, kryesisht nga të huajt.

"U pëlqyen modelet, disa i fotografuan."

"Të gjithë turistët e huaj vijnë për gatimet. Më falenderojnë."

Panairi i kulinarisë dhe artizanatit në Festën e Nonave shihen si mundësi shumë e mirë zhvillimi, promovimi dhe përfitimi për qytetin e vogël jugor.

Nënat shqiptare bëhen bashkë në Përmet, ushqime eNënat shqiptare bëhen bashkë në Përmet, ushqime eNënat shqiptare bëhen bashkë në Përmet, ushqime e