Festa e birrës në Korçë/ 5 netë aktivitete, mijëra vizitorë mbushin qytetin
Në Korçë nisi edicioni i 16 i festës së Birrës që për 5 netë me radhë pritet të çojë në qytetin e Serenatave mijëra vizitorë, shqiptarë e të juaj.
Në Korçë nisi festa e birrës në edicionin e 16.
5 netë festë. Dy skena në terminalin e qytetit dhe në Pazarin e Vjetër të tij, ku do të ngjiten artistë të njohur shqiptare e të huaj. Qyteti është mbushur nga turistët.
“Shumë bukur, shumë atmosferë e këndshme.”
Shqiptarë të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit për një natë argëtuese ndryshe në mes të sezonit turistik.
“Unë vij nga Rrësheni, posaçërisht për festën e birrës. Kam ardhur së bashku me dy djemtë e mi. Më pëlqen.”
Të huajt kryesisht ishin duke zbuluar Shqipërinë dhe thonë se nuk mund ti rezistonin festës.
“Jemi nga Republika Çeke. Po udhëtonim në Shqipëri dhe zbuluam qytetin e Korçës. Mësuam për këtë festë dhe qëndruam. Njerëz të mirë, festë e ngrohtë”
Kishte edhe prej tyre që për Festën e Korçës kishin mësuar online.
“Jemi nga Italia dhe jemi këtu për festën që mësuam përmes internetit, po kënaqemi.”
Natën e parë u ngjiten në skenë Lore, West Side Family
“Korça është publik shumë i zjarrtë”
“Është konkurentë shumë i fortë i Tiranës.”
Supriza e këtij viti është pjesëmarrja e këngëtarit të njohur grek, Konstantinos Argiros, i cili do të performojë më 20 gusht.
Organizatorët presin deri në 10.000 persona ndërkohë që gjithë hotelet janë të rezervuara.
“Jemi nga Italia dhe jemi këtu për festën për të cilën mësuam përmes internetit. Po kënaqemi”
