Ditë feste dhe dalje e rrallë për fituesen e çmimit “Oscar”, Diane Keaton nderohet në teatrin kinez

Aktorja amerikane, Diane Keaton, la gjurmët e saj në oborrin legjendar të Teatrit Kinez në Hollywood. Fituese e shumë çmimeve prestigjioze, 76-vjeçarja mori pjesë në ceremoni e shoqëruar nga dy fëmijët e saj të birësuar.

Një ditë festë dhe një nga daljet e rralla për aktoren amerikane, fiturse e çmimit “Oscar”, Diane Keaton.

76-vjeçarja u nderua me gjurmën e dorës në një ceremoni simbolike në Teatrin Kinez në Hollywood.

E shoqëruar nga dy fëmijët e saj dhe bashkëshorti, I vajzës së saj Dexter, Jordan White, aktorja rrezatonte e gjitha, e rrethuar nga të dashurit e saj.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Jam shumë me fat që qëndroj këtu përballë jush në Teatrin Kinez Grauman në këtë periudhë të jetës time, në këtë vend ku fillimisht fillova të projektoj mundësinë e një ëndrre, "- tha ajo gjatë fjalimit të saj. “Unë jam ende ajo e vogla Diane Hall e ngërthyer në emocione.”

Vajza e Diane gjithashtu u shpreh e lumtur për nënën në Instagramin e saj.

“Çfarë dite e mrekullueshme për të nderuar nënën time! Jam shumë krenare për ty dhe ky është një nder i jashtëzakonshëm. Të dua”, ka shkruar Dexter krahas një fotoje të saj, nënës dhe vëllait të saj, Duka.

Diane ka një karrierë të vlerësuar nga kritikët që përfshin mbi gjashtë dekada. Ajo është fituese e çmimit Oscar, Golden Globe dhe BAFTA. Por thesaret e saj më të mëdhenj janë dy fëmijët e saj të birësuar, vajza 27 dhe djali 22-vjeçar.

Ylli i "Something's Gotta Give" adoptoi Dexter dhe Duke kur ajo ishte në të pesëdhjetat e saj. Një nënë beqare, Diane vitin e kaluar tregoi se pse nuk u martua kurrë. Aktorja u shpreh se nuk donte të humbiste pavarësinë e saj.