Festa e lakrorit në Korçë, tradita vazhdon në Polenë prej 4 vitesh

Lakrori me dy petë, i pjekur në saç është ndër gatimet tradicionale më të njohura në juglindje.

Në Korçë këtij gatimi prej vitesh i dedikohet një festë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Festa e lakrorit edhe këtë vetë bëri bashkë në fshatin Polenë njerëz të shumtë.

Synimi është mbajtja gjallë e traditës dhe përcjellja e saj të brezat e rinj.

"E bën të veçantë pasi ajo piqet në saç me dy petë, që zakonisht rrethet e tjera nuk e kanë.

Duhet të digjet saçi, të skuqet mirë që ta pjekë lakrorin se ajo do 15-20 minuta të piqet.

Lakrori në saç është tradicional. Është shumë i shijshëm," thonë pjesëmarrësit.

Festës nuk i munguan as të huajt.

"Gruaja ime është nga Korça. E pashë në Facebook se bashkia Korçë kishte postuar për të kështu që erdha," thotë një turist i huaj.

Interes për gatimet tradicionale treguan edhe të rinjtë që po studiojnë për kuzhinë.

"Ne jemi përfaqësues të shkollës Isuf Gjata dhe sëbashku me nxënësit kemi vendosur të marrim pjesë në festën e lakrorit.

Nuk është hera e parë që marrim pjesë në këtë festë. Në programet studimore dhe praktikat, nxënësit kanë dhe gatime tradicionale," thotë një prej tyre.

Ky është viti i katërt që festa e lakrorit zhvillohet në fshatin Polenë më herët ajo është organizuar në Korçë.