Presidenti Begaj në Prishtinë, traktat për mbrojtjen Shqipëri – Kosovë

Bajram Begaj, presidenti i ri i Shqiperise ashtu si tradicionalisht kanë bërë paraardhësit e afërt shkoi në Kosovë per vizitën e parë jashte shtetit të një funksionari nga Tirana.

I pari i shtetit të Shqipërisë u prezantua atje si bir e vlla, ndërsa ne ligjeraten e tij krah homologes Vjosa Osmani rikonfirmoi qëndrimin e një shteti amë ndaj një Kosove të gjendur në një pikë kritike dhe statuos quo të vazhdueshme me luftëtarë të UÇK-së në Hagë, izoluar nga BE ku hyn me viza dhe pa paqe me Serbinë, që u dëshmua se fundmi me tensionet në Veri.

Bajram Begaj:"Formula e zgjidhjes së dialogut Serbi-Kosovë, e shprehur nga Presidenti Biden, si “marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve, e fokusuar në njohjen reciproke”, apo qëndrimi i ripërsëritur i Kancelarit Gjerman Scholz se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE – janë inkurajuese në përpjekjet tona që rezultati përfundimtar të jetë një Marrëveshje e detyrueshme ligjore, që përcakton qartësisht  njohjen e ndërsjellë, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE, si dhe trajtim të drejtë të minoriteteve, konform Kushtetutës së Kosovës.

Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani beri te ditur se kishte diskutuar me homologun e saj, Bajram Begaj si nje ish gjeneral, për traktat dypalësh mbrojtes si reagim në rast të cënimit të dy shteteve.

Vjosa Osmani: “Fakti që Shqipëria tashmë është anëtare e NATO-s krijon siguri më të madhe në gjithë rajonin tonë. Në këtë kohë kur po sfidohet arkitektura e sigurisë, siguria është shndërruar në prioritet”

Edhe Presidenti Begaj i garantoi se Shqiperia mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO, në atë që quhet aleanca garantuese e paqes në rajon. Per BE-ne Begaj shprehu rezerva duke parë që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës , eshte premtim i vonuar dhe një e drejtë që ata duhet ta gëzojnë si të gjithë qytetarët e tjerë të rajonit. Por Osmani ishte me e drejtëpërdrejtë ne apel ndaj Brukselit zyrtar

Vjosa Osmani: "Presim që BE të jetë më i zëshëm karshi tendencave destabilizuese të Serbisë ndaj të gjithë rajonit. Tendeca të nxitura dhe I shërbejnë interesave të Rusisë. Nuk ka dhe nuk mund të ketë ekuivalencë të trajtimit të palëve kur qartazi Serbia është agresori dhe ajo po përdor retorikë luftënxitëse në raport me Kosovën por dhe veprime që po cënojnë paqen dhe stabilitetin e Kosovës. 

Megjithate zyrtaret ne Bruksel ne nivel deklarativ mbeten te hapur per dialogun Kurti Vuçiç, biseda te cilat nuk kanë sjellë ndonjë progres në marrëdhëniet dypalëshe përsa kohë nuk ka njohje të ndërsjellte mes dy vendeve.


 Presidenti Begaj në Prishtinë, traktat për mbrojtjen

Presidenti Begaj në Prishtinë, traktat për mbrojtjen

Presidenti Begaj në Prishtinë, traktat për mbrojtjen

Presidenti Begaj në Prishtinë, traktat për mbrojtjen

Presidenti Begaj në Prishtinë, traktat për mbrojtjen

Presidenti Begaj në Prishtinë, traktat për mbrojtjen

Axhenda e plotë

E hënë, 15 gusht 2022

10:00-10:10 Ceremonia pritëse nga Sh. S. Dr. Vjosa Osmani – Sadriu,
Presidente e Republikës së Kosovës.

10:10-10:15 Fotografimi i dy Presidentëve
(para hyrjes kryesore të ndërtesës së presidencës)
Nënshkrimi në librin e miqësisë nga Presidenti i Shqipërisë.

10:15-10:30 Takimi Tête-à-tête mes:
Sh. S. Dr. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës
Sh. T. Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë.

10:30-11:30 Takim me Presidenten e Republikës së Kosovës,
Sh. S. Dr. Vjosa Osmani -Sadriu dhe delegacionin.

11:45 Nderime para memorialit për Personat e Zhdukur.

11:50-12:10 Deklaratë e përbashkët e dy Presidentëve.

12:15-12:55 Takim me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së
Kosovës, Sh. T. Z. Glauk Konjufca.

13:00-13:10 Takimi Tête-à-tête mes:
Sh.T. Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë
Sh.T. Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës.

13:00-13:45 Takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Sh. T. Z. Albin Kurti dhe delegacionin.

15:45 Homazhe tek varri i Presidentit Rugova dhe vendosje e Kurorës.

16:35 – 17:00 Homazhe tek varrezat e Familjes Jashari dhe vendosje e Kurorës.

Vizitë në shtëpinë muze të Familjes Jashari.

E martë, 16 gusht 2022

Me ftesë të Presidentit të Shqipërisë do të zhvillohen në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës takime me:

09:00-09:30 Takim me Kryetarin e PDK-së, Z. Memli Krasniqi.

09:35-10:05 Takim me Kryetarin e LDK-së, Z. Lumir Abdixhiku.

10:10-10:40 Takim me Kryetarin e AAK-së, Z. Ramush Haradinaj.

10:45-11:00 Takim me partitë minoritare.

11:15-11:45 Takim me Komandantin e KFOR-it.

12:20-12:50 Takim me trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare, që shërbejne në KFOR (Pejë).

13:35–14:15 Takim me Kryetarin e Komunës së Prizrenit.

14:25-14:45 Vizitë në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.