Çfarë është teoria e objektivizmit seksual dhe a e gjejnë veten gratë shqiptare këtu?

Teoria e objektivizmit seksual nënkupton që gratë dhe vajzat të targetohen sipas dëshirave seksuale duke i shkëputur ato nga personaliteti i tyre.

Sipas aktivistes Sevim Arbana e ftuar në "Ditë e Re" në RTV Ora, kjo nënkupton që ato të shihen nga gjoksi, këmbët, flokët, sytë dhe jo nga personaliteti i  tyre.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Objektivizmi seksual targeton gratë dhe vajzat sipas dëshirave seksuale. Duke i ndarë si qenie njerëzore ajo i dehumanizon duke i ndarë nga personaliteti. Domethënë një femër shihet nga gjoksi, këmbët, flokët, nga syri dhe nuk shijhet si personalitet, si njeri," tha ajo

Sipas saj kjo cështje është shumë e diskutuar në lëvizjet feministe sepse që këtu fillon pabarazia gjinore.

E pyetur se sa ndikojnë vetë vajzat dhe gratë në këtë objektivizim ajo shprehet se:

"Këtu është e keqja: Vajzat objektivizohen dhe vertëobjektivizohen. Masmedia ka luajtur një rol shumë të keq në rritjen e objektivizimit seksual të femrave.

Në reklama p.sh. ku s'ka nevojë fare të vihet në pah ana seksuale e një femre, e veshur ose e ekspozuar, që bën reklamë për një pajisje makine ose për një ilaç, pije dhe mënyra se si e reklamojnë dhe tërheqin vëmendjen, vetëm nga ana seksuale duke e bërë objekt femrën dhe iu larguar qëllimit.

Me këtë objektivizim ato kanë për qëllim të thithin audiencën dhe të blerësin," tha ajo.

Në mbështetje të këtij nocioni, një studim australian me një kampion prej 81 grash, zbuloi se gjatë një jave, çdo grua raportoi se ishte në shënjestër për objektivizim midis 3 deri në 4 herë mesatarisht dhe ishte dëshmitare e objektivizimit seksual të grave të tjera 9 deri në 10 herë mesatarisht.

Objektivizimi bëhet veçanërisht i dëmshëm nëse gratë i përvetësojnë këto gjykime dhe vetë-objektivizohen, ose e konsiderojnë veten së pari si trupa mbi karakteristikat e tjera personale.