Dy vatra zjarri në Durrës, në një prej tyre rrezikohen banesat

Dy vatra zjarri, një lartësinë e kodrave pranë Kepit të Rodonit dhe tjetri në pylli e fshatit Shetaj Ishëm janë shfaqur në orët e pasdites.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në kodrat e Kepit të Rodonit zjarri ka djegur një siperfaqe toke e veshur me bimësi të ulët dhe shkurre, ndërsa në fshatin Shetaj bimësi dhe pemë frutore.

Në kodrat e Kepit të Rodonit, pranë vendit ku është shfaqur vatra e zjarrit nuk ka banesa apo godina biznesi.

Ndryshe paraqitet situata në fshatin Shetaj, ku ka një numër të konsiderueshëm objektesh.

Këtu zjarrfikëset kanë vënë thuajse nën kontroll situatën.

Ndërsa për shkak të pozicionit gjeografik dhe ndarjes së parcelave me rrjeta teli, ndërhyrja ka qenë e vështirë.

Reparti zjarrfikësve thotë se situata po vihet nën kontroll dhe nuk ka rrezik përhapje. Ndërsa në ndihmë krahas zjarrfikësve të Manzës kanë shkuar dhe ata të Durrësit dhe Shijakut.

Dy vatra zjarri në Durrës, në një prej tyre rrezikohen Dy vatra zjarri në Durrës, në një prej tyre rrezikohen