Vijnë reagimet e para nga politika për atentatin në Fushë-Krujë, Alibeaj: Prova se shteti i është dorëzuar krimit dhe bandave

Pas vrasjes së trefishtë të ndodhur ditën e sotme në rrugën nacionale të Fushë-Krujës kanë ardhur dhe reagimet e para nga politika.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar atenatatin e sotëm si provën e rradhës se shteti i është dorëzuar krimit dhe bandave.

"Vrasja e trefishtë në mes të rrugës nacionale në Fushë-Krujë, është prova e rradhës se shteti i është dorëzuar krimit dhe bandave të cilat janë sponsorizueset më të mëdha të pushtetit të Rilindjes që me armë e para të pista blenë e grabitën votat e shqiptarëve."

Ndërkohë një reagim ka ardhur dhe nga Endrit Braimllari, Sekretari i përgjithshëm i LSI ku shkruan se vendi ka rënë në pushtetin e krimit duke mosfundkionuar, pasi Rilindja është bashkëpronare me grupet kriminale.

Ka reaguar gjithashtu dhe deputeti i PD Flamur Noka që akuzon se policia e shtetit është shpartalluar dhe po sabotohet nga njerëzit me pushtet.