Erdhi Ora Verore/ Emisioni nis transmetimin me 4 korrik me Beatrix Ramosaj, flet për herë të parë për Donaldin e Borën
Për të tretin edicion me radhë rikthehet edhe këtë vit "Ora Verore", emisioni që do t'ju mbajë mbërthyer pas ekranit të Rtv Ora në këto ditë të nxehta vere.
Nën autorësinë dhe moderimin e Ronaldo Sharka si edhe Feride Kuqit emisioni do të nisë transmetimin ditën e hënë me 4 korrik.
Të ftuar në emisionin "Ditë e Re" ata zbuluan disa nga surprizat që na presin këtë sezon ku fokusi me sa duket do të jetë eksplorimi i veriut të Shqipërisë.
"Këtë vit kemi prekur veriun pak më tepër, vende dhe histori, reportazhe", u shpreh Kuqi.
Nuk do të mungojnë dhe personazhet nga të gjitha fushat.
"Në datën 4 korrik Beatrix Ramosaj thyen heshtjen për Donaldin dhe Borën, e kemi ekskluzive" zbuloi Sharka.
Mos harroni të na ndiqni nga 4 korriku, çdo ditë nga e hëna në të shtunë në orën 19:00 në Rtv Ora.

