Të meditosh! Nga 112 llojet, mjeshtri na zbulon teknikën më të mirë
Ditët e sotme gjithnjë e më shumë njerëz preferojnë meditimin si një aktivitet që i çliron ata fizikisht dhe mendërisht.
I ftuar në Ditë e Re, mjeshtri i meditimin Shejk Hysein na zbulon teknikat më të mira të meditimit dhe cila është më e përshtatshmja.

Sa i përket llojeve të meditimit ai thotë se ka mbi 112 lloje, por gjithësecili ka disa që u përshtaten më tepër.
"Ka mbi 112 lloje të medititmit, ose ndryshe teknika të cilat na ndihmojnë të kalojmë përmes dimensionit transhedental, për tu shjkëputur nga procesi i të menduarit. Jo për secilin është e përshtatshme një teknikë. Unë p.sh. përfaqësoj rreth 60 teknika, por 3 prej tyre janë të preferuarat e mija dhe aty e gjej veten më shpejt," tha ai.
Sa i përket teknikës më të përhapur ai thotë se "evipasana" ose ndryshe të qëndruarit në qetësi, të vëzhguarit të frymëmarrjes është më e preferuara.