E përditshmja austriake: A ka kuptim dhënia e statusit kandidat për Ukrainën?

E përditshmja austriake “Kronen Zeitung” komentoi sot vendimin e Këshillit Evropian për t'i dhënë Ukrainës statusin e kandidatit dhe pyet veten nëse një vendim i tillë kishte kuptim.

E përditshmja shkruan se situata financiare tregon se Ukraina ka nevojë të madhe për 5 miliardë dollarë në muaj financim dhe në të njëjtën kohë vlerëson se është vendi më i korruptuar në botë.

E përditshmja shkruan se Ukraina po bën një betejë heroike kundër agresorëve rusë dhe se lufta po merr qindra jetë çdo ditë, gjë që e bën Ukrainën, tashmë të varfër, një vend edhe më të varfër.

Për të mbajtur vendin në funksion, FMN vlerëson se i duhen 5 miliardë dollarë në muaj ndihmë e huaj.

"Kronen Zeitung" thekson se pyetja nëse ato para mbërrijnë në Ukrainë atje ku nevojiten, mbetet pa përgjigje, "sepse korrupsioni në atë vend është endemik, i kudondodhur".

"Nuk ka asgjë në Ukrainë pa ryshfet, si shuma të vogla për shembull për një mjek, ose miliarda për disa gjëra të mëdha," thotë gazeta, duke vënë në dukje se Ukraina renditet e 122-ta nga 180 vende në listën e Transparency International.